Palestinezët vajtojnë të dashurit e tyre, të vrarë në bombardimet izraelite.
Një ushtar izraelit, i sapomartuar, vizitohet nga e shoqja dhe merr një pushim nga detyra. Ai është ushtar në zonën e Izraelit jugor, pranë kufirit me Gazën.
Performues nga e gjithë Eurpoa performojnë në pallatin e Operës, e cila ka marrë pamjen e shpellës së Platonit, si pjesë e projektit të artistit francez JR.
Kafshët e egra dalin në brigjet e lumit pothuajse të tharë Bento Gomes.
Barinjtë pushojnë pranë deveve të tyre përpara panairit vjetor në Pushkar, Rajasthan.
Fëmijët ecin në zonën e përmbytur jashtë shkollës fillore, pas shirave të dendur në fshatin Mororo.
Alberto Alza dhe djali i tij veshin kostume tradicionale ‘Cachacero’ gjatë ceremonisë Cuadrillas de San Martín, e cila daton afro 300 vjet më parë. Ceremonia përkon me një garë në të cilën kalorësit konkurrojnë në 10 lojëra që përfaqësojnë betejën për territor midis popullit spanjoll dhe atij indigjen.
Një palestinez ndez një zjarr për të gatuar për familjen e tij gjatë korrjes së ullirit në një korije jashtë Ramallah në Bregun Perëndimor, territor i pushtuar nga Izraeli, që në vitin 1967. Që kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor një muaj më parë, ka pasur një rritje dramatike të sulmeve nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor.
Alexandra Skochilenko, një artiste 33-vjeçare, i dërgon një puthje policit. Ajo po përballet me akuzën “përhapje e informacionit të rremë” mbi ushtrinë, pasi zëvendësoi etiketat me çmime nëpër supermarkete me slogane protestuese kundër pushtimit rus në Ukrainë.
Një ndërtesë e zbrazët dhe e shkatërruar tregon gjendjen e zonës, pasi ushtria ukrainase e rimerr qytetin, pas kontrollit 1-vjeçar nga ana e rusëve.
Evelin, 12 vjeç, fotografohet në një strehë, pasi ushtria ukrainase ia doli të çlirojë zonën Lyman, e cila ishte nën kontrollin rus për rreth 1 vit. Evelin, nëna dhe gjyshja e saj, qysh prej fillimit të luftës, jetojnë në kushte të vështira në këtë strehë.
Refugjatët bllokohen në një varkë, sepse komuniteti aty pranë, pasi u dha ujë dhe ushqim, vendosi të mos i lejojë të zbresin.
Policia tenton të ndalë protestuesit që duan të mësyjnë në stacionin e trenit në Barcelonë. Policët u përleshën për disa çaste me rreth 2,000 protestues pro Palestinës, të cilët ‘pushtuan’ një stacion treni.