Kjo bëri qe Kosen të nisej në një turne botëror për të kërkuar Zonjën e Duhur, por deri tani ende nuk është raportuar për sukses. Kosen nisi rritjen e tij madhore prej moshës 10 vjeçare dhe në 2009 ishte njeriu më i gjatë në botë. Më në fund ai ndaloi zgjatjen në vitin 2011, sipas doktorëve. Ai është një nga pesë vëllezër e motra, teksa e gjithë familja e tij raportohet se janë me masë normale. Ai ka thënë më parë:
Është e vështirë të gjesh të dashur, por besoj se do të jetë më e lehtë tani që jam i famshëm.
Dhe në fakt ëndrra e tij u plotësua kur u martua me sirianen Merve Dibo në 2013, kur ajo ishte 20 vjeçe. Merve asokohe thoshte:
Në fillim njerëzit më thonin të mos martohesha me të, por unë u dashurova me zemrën e tij, jo me gjatësinë, kjo nuk është një problem.
Por çifti u divorcuan në 2021, pasi Kosen fliste vetëm turqisht kurse nusja arabisht, dhe tashmë burri ka nisur sërisht rrugëtimet në kërkim të një gruaje që t’i japë fëmijë. Ai është aktualisht në SHBA dhe thotë se do të vijojë gjatë turneun e tij të udhëtimeve, pa thënë se me çfarë udhëton apo nëse gjatësia e tij i shkakton probleme në transportin publik.