Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për propozimin për vendosjen e kryqit në Kodrën e Diellit të Tetovës. Nga ky institucion fetar thonë se kjo do të nxiste tensione ndëretnike dhe ndërfetare në vend.
Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishter dhe mysliman, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra Kryqi i ngritur në Kodrën e diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore”, thuhet në reagimin e BFI-së.
Andaj, shtojnë nga atje, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqes dhe bashkëjetesës.