Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Terovës, Bajram Rexhepi nga sot për qytetarët e Tetovës ka vendosur në dispozicion veb faqen e e tij përmes të cilës ofron transparencë, program dhe vizion për Tetovën e Re, shkruan Top24
Të dashur bashkëqytetarë,
Mirë se vini në www.bajramrexhepi.com. Platforma zyrtare ku informoheni, bashkoheni dhe kontribuoni për Tetovën e së ardhmes. Këtu gjeni gjithçka rreth kandidatit, platformës dhe angazhimit qytetar.
1️⃣ Biografia
Njihuni me rrugëtimin profesional dhe jetësor të Bajram Rexhepit, një profesionist me përvojë në administratë, sektorin privat, energjetikë dhe teknologji.
2️⃣ Bashkohu me ne
Bëhu pjesë e ekipit që punon për zhvillim, dinjitet dhe një të ardhme më të mirë për Tetovën.
3️⃣ Programi zgjedhor
Bashkë me qytetarët po përpilojmë programin tonë zhvillimor për Tetovën e së ardhmes. Një plan që reflekton nevojat, idetë dhe vizionin e komunitetit për një qytet modern, funksional dhe më të denjë për të gjithë.
4️⃣ Komunikim pa barriera
Platforma është e qasshme në 4 gjuhë. Një Tetovë, një platformë, një e ardhme e përbashkët për të gjithë.
5️⃣ Lajme & Aktivitete
Informohu për aktivitetet ditore të kandidatit dhe qëndro gjithmonë në hap me fushatën.
6️⃣ Na kontakto
Ekipi ynë është gjithmonë këtu për ty – me përgjigje të shpejta për çdo pyetje, kërkesë apo sugjerim.
#BashkëPërTetovën ✅