10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEBabai i Astrit dhe Arbënor Deharit thotë se djemtë e tij humbën...

Babai i Astrit dhe Arbënor Deharit thotë se djemtë e tij humbën jetën në rrethana të errëta

Avni Dehari, babai i Astrit dhe Arbënor Deharit, të cilët kanë vdekur gjatë viteve, 2014 dhe 2016, ka deklaruar së fundi se të dy djemtë e tij e humbën jetën në rrethana të errëta.

Sipas institucioneve kompetente, Arbënori bëri vetëvrasje duke rënë nga kati i gjashtë i banesës ku jetonte. Ai ishte aktivist i Vetëvendosjes që nga formimi i saj, si anëtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim të kësaj partie.

Por familjarët dhe ata që e kanë njohur Arbënorin asnjëherë nuk e kanë pranuar këtë version, pasi kanë deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë arsye për të kryer atë akt.

Edhe vdekja e Astritit, kishte ngjallur shumë pikëpyetje, pasi mënyra e vdekjes së tij ishte konsideruar e mistershme.

Por, Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë me 12 prill, 2022, se në raportin e pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, për rastin e Astrit Deharit, është thënë se analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me të ndjerin, nuk kanë treguar profil të ADN-së përveçse të vetë atij.

Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 teksa po mbahej në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, në gusht të vitit 2016./Telgerafi/

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT