20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEAvokati Jashari: Rasti i Liridona Murselit ngjan si një vrasjeje e planifikuar

Avokati Jashari: Rasti i Liridona Murselit ngjan si një vrasjeje e planifikuar

Mbrëmjen e së mërkurës ndodhi një rast tragjik. Në rrethana ende të paqarta, u vra gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtinë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

Avokati Arbër Jashari, përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ”vrasja më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje”.

Kjo pasi sipas tij, grabitësit nuk grabisin vetura private, sepse nuk rrezikojnë për pak.

“Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset që kanë shumë qarkullim (marketet, pikat e karburanti etj.), vendet që kanë gjëra me vlerë (ari psh). Grabitësi e di, që sot njerëzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme që grabitësit marrin telefona. Grabitësi nuk ka qëllim vrasjen. Ai qëllim primar e ka  të ushtrojë frikë në mënyrë që ta marr plaçkën. Grabitësi vret veç kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit”, u shpreh Jashari.

Ai konsideron se është pak e besueshme që grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj që ky rast të zbardhet shpejtë”, shkroi ai.

Ndërkaq, sipas njoftimeve zyrtare, policia në koordinim me prokurorinë, kanë nisur hetim dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit./Telegrafi/

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT