Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë.
Po ashtu, ata fotografonin lakuriq të miturat dhe shpërndanin fotografitë e tyre te klientët me qëllim lënien e takimeve për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet, autoritetet kanë zbuluar se të miturat janë shfrytëzuar seksualisht për qëllime ekonomike të paktën 10 herë, ku klientë të ndryshëm kishin paguar përkatësisht shumën prej 100 eurosh.
Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy bashkëpunëtorët grekë.