09/11/2025
spot_img

Arti në zi, shuhet aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan në rrjetet sociale se Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor.
“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim”, njoftuan ata.

Ikona e kinematografisë, aktori i dramës, komedisë dhe tragjedisë, kolosi i artit shqiptar prej kohësh vuante nga një sëmundje.

Lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe është rritur në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.

Kabashi numëron mbi 100 role në filma dhe teatër.

Mirush Kabashi është babai i monologut. Ai është cilësuar si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT