10/07/2025
spot_img
HomeLAJMEArrestohen dy persona në Çair, u konfiskohet drogë dhe sende të vjedhura

Arrestohen dy persona në Çair, u konfiskohet drogë dhe sende të vjedhura

MPB Maqedoni informon se dje (17.12.2023) rreth orës 16:10 në zonën e Çairit, në një aksion të përbashkët dhe të koordinuar, punonjësit e policisë kanë arrestuar M.G.(40) dhe G.Gj.(32), të dy nga Shkupi.

Gjatë kontrollit tek M.G. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Më pas me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në banesën e G.G., ku është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur e bardhë dhe një objekt i dyshuar  si i “vjedhur”.

“Personat janë ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thonë nga MPB Maqedoni.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT