20/05/2025
spot_img
HomeLAJMEArmata e Maqedonisë radhitet e 180-ta në botë

Armata e Maqedonisë radhitet e 180-ta në botë

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut është radhitur në vendin e 108-të në listën e ushtrive më të fuqishme në botë, njoftoi portali i specializuar që merret me analiza ushtarake “Global Firepower”.

Sipas listës së armatave më të fuqishme në vitin 2023, SHBA-ja kryeson me vend të parë, ndërsa pastaj vijojnë Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Koreja Jugore, Pakistani, Japonia, Franca, Italia, Turqia, Brazili, Indonezia, Egjipti, Ukraina, Australia, Irani, Izraeli, Vietnami, Polonia, Spanja, Arabia Saudite, Tajvani, Tajlanda dhe Gjermania.

Në rajonin e Evropës Juglindore ushtrinë më të fuqishme e ka Greqia, e cila është në vendin e 30-të, Serbia është e 58-ta, Bullgaria e 59-ta, Kroacia e 68-ta, Sllovenia është e 86-ta, Mali i Zi 128 dhe Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 133-të.

Janë 145 vende në listë, të renditura sipas fuqisë së tyre ushtarake dhe gjatë krijimit të listës janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm, si niveli i sofistikimit të pajisjeve ushtarake, financat, gjeografia dhe burimet.

Renditja merr gjithashtu parasysh faktorë të tillë si sasia e pajisjeve ushtarake dhe trupave që ka çdo vend, si dhe gjendjen e tyre financiare, gjeografinë dhe burimet e disponueshme. Lista bazohet në armët konvencionale, ndërsa aftësitë bërthamore nuk merren parasysh.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT