Një djalë 19 vjeçar me iniciale M.M. ka ndërruar jetë mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 1:20 në rrugën lokale në mes të Vevçanit dhe fshatit Podgorcë të Strugës.
Policia njoftoi se ekipet policore kanë kryer kontroll në vendngjarje, ndërsa në vendngjarje ka qenë edhe prokurori publik.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për djalin e ish-deputetit Kërsto Mukoski.