22/05/2025
spot_img
HomeKULTUREAhmet Selmani dhe Agim Vinca nderohen me çmimet shtetërore “22 Nëntori”

Ahmet Selmani dhe Agim Vinca nderohen me çmimet shtetërore “22 Nëntori”

Me rastin e 22 Nëntorit, ditën e alfabetit të gjuhës shqipe, në Kuvendin e RMV-së janë ndarë çmime për mirënjohje nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore. Fitues të çmimit “22 Nëntori” për vitin 2023 janë Agim Vinca, studiues dhe shkrimtar, si dhe shkrimtari Ahmet Selmani.

“Për punën time krijuese kam marrë çmime me vlerë më të madhe materiale, por ky është për mua më i dashuri, për arsye se jepet për nder të Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe”, tha Agim Vinca, fitues i çmimit.

“Neve na mbetet që ta kultivojmë dhe ta avancojmë gjuhën tonë duke i zëvendësuar fjalët e huaja me fjalën e bukur shqipe por edhe duke i shqiptuar më mirë zanoret dhe duke i shkruar dhe duke mos i ngatërruar bashkëtingëlloret”, deklaroi Mixhait Pollozhani, anëtar Këshillit.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT