16/05/2025
spot_img
HomeKULTURE99 vjet më parë Ahmet Zogu u zgjodh president i Shqipërisë

99 vjet më parë Ahmet Zogu u zgjodh president i Shqipërisë

Më 31 janar 1925, Ahmet Zogu u zgjodh president i Shqipërisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se, më 21 janar të atij viti, datë që ka hyrë në analet e historisë, u vendos për formën e republikës së parë shqiptare. Pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit, Asambleja Kushtetuese u mblodh për ta shpallur Shqipërinë, Republikë Parlamentare. Për detyrën e kreut të shtetit u zgjodh Ahmet Zogu.

Forma e re e qeverisjes së vendit u përligj përmes miratimit të Statutit të Republikës Shqiptare nga Asambleja Kushtetuese, në mars të vitit 1925. Statuti sanksionoi konsolidimin e pavarësisë dhe jetësimin e parimeve demokratike kushtetuese.

Po ashtu, në Statut ligjëroheshin parimet dhe liritë demokratike, sikurse janë ndarja e pushteteve dhe liritë e të drejtat e njeriut. Një arritje e madhe e kohës ishte miratimi i Kodit Penal. Mandati i presidentit të Republikës ishte 7-vjeçar. Kjo formë republikane e qeverisjes zgjati deri në shtator të vitit 1928.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT