16/05/2025
spot_img
HomeLAJME40 ditë paraburgim ekstradues për Palevskin

40 ditë paraburgim ekstradues për Palevskin

Autoritetet turke kanë caktuar masën e paraburgimit ekstradues për  Ljupço Palevski -Pallçon, i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Ankara i dërgoi një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën njofton se po dorëzon një notë të pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, në përgjigje të notës së dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Ankara të datës 06.12.2023, me të cilën informon se në bazë të shkresës së pranuar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik Balikesir, Ljupço Palevskit i është caktuar paraburgimi ekstradues në kohëzgjatje prej 40 ditësh”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, pas fletarrestit ndërkombëtar, Ljupço Palevski u arrestua në një autostradë në Turqi nga autoritet turke.

Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski tha se vrasjet janë kryer nga njerëz të njejtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e kidnapuar vajzën për të marrë para nga nëna e saj, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëparshme.

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT