16/05/2025
spot_img
HomeLAJME30 ditë arrest shtëpie për Bekim Nezirin dhe tre persona të tjerë

30 ditë arrest shtëpie për Bekim Nezirin dhe tre persona të tjerë

Këshilli Penal ka pranuar pjesërisht ankesën e Prokurorisë Publike mbi masat e kujdesit ndaj Bekim Nezirit dhe tre personave të tjerë si të dyshuar për sulmin e 4 janarit në M-NAV. Sipas Gjykatës Penale, këshilli ka vlerësuar se masa e kujdesit ndaj Nezirit duhet përshkallëzuar dhe nga obligimi me paraqitje duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak në afat prej 30 ditëve.

Me kërkesë të organit të akuzës, ndaj Nezirit dhe 3 personave të tjerë në cilësinë e të dyshuarve u janë marrë edhe dokumentet e udhëtimit dhe u është caktuar ndalesa e të pasurit kontakt mes të dyshuarve në këtë vepër dhe personave të dëmtuar nga ky rast. Ndaj vendimit të këshillit penal, pala mbrojtëse ka afat ankese prej 24 orëve në Gjykatën e Apelit. /Alsat.mk

TE TEJRA
~ JM Organics Macedonia ~ ~ Verona Travel ~ ~ RADIO RED ~ LIVE RADIO ~ Marmo Fix ~ ~ Doros Premium ~ ~ Caramell Baby ~

TE FUNDIT