Këngëtari i mirënjohur strugan, Guximtar Rushani, i spikatur për muzikën e lehtë, serenatat dhe të kënduarit e muzikës qytetare, ka publikuar së fundi këngën e tij më të re, të titulluar ‘Sentimental’!
Kënga është një baladë që sigurisht pritet të pëlqehet nga të gjithë.
Është një kombinim i jashtëzakonshëm i talentit të tij, tekstit të thellë dhe një melodie të trishtë, që sëbashku me videoklipin e bëjnë një magji vizuale.
Kjo baladë emocionuese që do të jetë një tjetër perlë në koleksionin e tij muzikor, ka tekstin e Avni Qahilit, kompozuar dhe orkestruar nga Atdhe Marku dhe është xhiruar në Parkun e Poezisë në qytetin e Strugës.
Këngën mund ta dëgjoni të plotë në linkun më poshtë:
Sa i përket karrierës, Guximtar Rushani ka sjellë një sërë projektesh muzikore, të cilat i keni të radhitura në vijim:
Qershor 2002, Guximtar Rushani & Mirlinda marrin pjesë në PoliFest 2002 me këngën “Vjen një botë tjeter”.
Nëntor 2003, pjesëmarrës në Kënga Magjike 2003, me këngën “Ta them kush je”.
Dhjetor 2005, merr pjesë në Festivalin e 44 në RTSH me këngën “Lotë Dashurie”.
Nëntor 2006, merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën “Vjeshta e fundit”.
Dhjetor 2009, Guximtar Rushani & Agim Poshka marrin pjesë në Festivalin e 48-të në RTSH me këngën “Gezuar”.
Qershor 2011, Guximtar Rushani & Agim Poshka marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën “Gezuar”.
Maj 2010, Guximtar Rushani & Venera Lumani marrin pjesë në Top Fest 7 me këngën “Vargje Per Te Dy”.
Më 30 Nëntor 2011, publikon videoklipin “Vjeshtë e vendit tim”. Poashtu me këtë këngë merr pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.
Më 12 Shtator 2013, publikon videoklipin “Malenake”.
Më 5 Korrik 2014, publikon videoklipin “Zare”.
Më datë 22 Dhjetor 2016, publikon videoklipin “Urdher i shpirtit tim”.
Më datë 20 Nëntor 2017, publikon videoklipin “Po t’jemi bashkë ne të dy”, bashkëpunim me Elita Ziberin.
Më datë 19 Nëntor 2018, publikon videoklipin “Para se vjeshta të mbarojë.”
Më datë 18 Mars 2021, publikon videoklipin “Ka një mot e gjysmë viti”.
Më datë 27 Maj 2021, publikon videoklipin “Oj Zogo”.